Rijad ef. Aliu vizitoi Reisul Ulemanë

Një vizitë e këndshme dhe e rëndësishme e Hoxhës së nirënjohur në Evropë, në veçanti në Qendren islame shqiptare në Gjenevë të Zvicrës H. Rijad Ali, të cilin e priti Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit të BFI në RMV.
Kryetari i BFI e falënderoi mysafirin e çmuar për vizitën e bërë, për pritjen e bukur që i bënë me rastin e vizitës së xhamisë së Gjenevës, në veçanti për kontributin që jep Hoxhë Rijad ef Aliu kudo që ka vepruar, në veçanti tani ku vepron aktualisht.
Përndryshe me Rijad ef Aliun, dikur Reisul Ulemaja ka ndarë të njejtën mësojtore plotë katër vite në Medresenë “Isa Beu” në Shkup. Reisul Ulemaja në detyrën e shenjtë të mësimdhënësit, ndërsa Rijad ef. Aliu si nxënës. M’u pët këtë ai sot ishte krenar nē sukseset e tij. Në pritjen e tij Reisul Ulemanë e shoqëroi Z. Mustafa Dauti, përndryshe shokë të një gjenerate. Zoti e bekoftë Hoxhën e nderuar dhe xhematin e tij të vyeshëm në Gjenevë të Zvicrës.

Comments are closed.