Restaurohet xhamija e Hajdar Kadisë, nënshkruhet marrveshja

1441Në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM është nënshkruar një marrveshje për restaurim të xhamisë Hajdar Kadi në Manastir, nga Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i BFI-së dhe dr. Adnan Ertem, drejtor i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë.

Duke marrë parasysh se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike mund të jetë e efektshme vetëm në rast se organizohet në nivel ndërkombëtar me qëllimin e zhvillimit të bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve; ky protokoll duke u mbështetur në rëndësinë që i jepet trashëgimisë historike, ka përfshirë kësaj rradhe restaurimin e tërsishëm të Xhamisë së Hajdar Kadisë në Manastir e cila që një shekull është jashta përdorimit nga besimtarët mysliman.

Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi , pasi që ka shpreh konsideratën e tij për dr. Adnan Ertem, drejtor i Drejtorisë së vakëfeve të Turqisë ka theksuar se sot përfundon një zullum shumë i madh mbi këtë xhami representative të Manastirit.

“Kjo xhami ka përjetuar stuhi shumë të egra, sidomos pas tërheqjes së osmanlive mbi këto objete islame janë vërsulur lufta të ndryshme ballkanike dhe botërore që ti japë më në fund kapakun komunizimi. Por kjo xhami u ka bërë rezitencë të gjithvë këtyre të këqijave dhe sot Allahu xh.sh. na ka mundësuar që t’ia kthëjmë bukurinë kësaj xhamije.

Unë kam bindjen se ky bashkëpunim i nisur do të jetë një fillim i mbarë , por që pritet që në të ardhmen të forcohet dhe të shtrihet edhe nëpër qytetet e tjera të Maqedonisë, aty ku xhamitë monumentale janë lënë në mëshirë të kohës. Qëllimi jonë është shumë fisnik, që t’a kthejmë bukuirinë të gjithë xhamive që janë trashigimi e përbashkët fetare dhe kulturore. Ky bashkëpunim duhet të konceptohet si një dhuratë nga Zoti f.p sepse na mundësohet që të kthejmë shkëlqimin e humbur të këtyre xhamive të bukura.

E falënderoj nga zemra dr. Adnan Ertem duke iu lutur Zoti f.p ta bekojë atë, ta mbrojë Turqinë nga projektete huaja shkatërruese dhe të bekoj të gjithë Qeverinë e Turqisë me në krye kryeministrin Taip Erdogan për kontributin që jep për këto hapsira”, ka thënë në fjalimin e tij kreu i BFI-së, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.

Drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, dr. Adnan Ertem, duke iu referuar porosive Kuranore se “Ata që i besojmë Allahut dhe Ditës së Gjykimit, ndërtojnë edhe xhamitë” , ka shprehur mirënjohje të veçantë për kreun e BFI-së që i aka

dhënë shansin që të bëhet partner në këtë qëllim shumë fisnik me të cilin arrihet lumturija tek Allahu xh.sh.

“Ne jemi dëshimtarë të kësaj myzhdeje dhe sot jemi njerzit më të lumtur, sidoms kur i japim fund një dhimbjete 100 vjeçare. Për fat të keq me tërheqjen e perandorisë osmane nga këto troje, shtëpitë tona, objektet tona u ngushtuan, por ne asnjëherë nuk kemi heq dorë nga interesimi se çfarë ndoth këtu dhe falë Zotit ky interesim kohën e fundit gjithnjë e më tepër po rritet që ti kthejmë këto objekte.

Nëse të parët tanë nëpërmjet vakëfeve i ndërtuan këto objekte, tani është detyra jonë që ti mbrojmë dhe ti shtojmë. Inshalla ky fillim do të jetë një nisje e mbarë për shumë projekte të bereqetëshme”, ka potencuar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dr. Adnan Ertem.

Të dy nënshkruesit më pas kanë shkëmbyer dhurata miqësore ky kreu i BFI-së kishtë përgadit një pejsazh nga Manastiri i vjetër , ku në gravurë ishin të objektet më reprezantive të islamit.

Nenshkrimi Hajdar Kadi 11 Nenshkrimi Hajdar Kadi 22 Nenshkrimi Hajdar Kadi 33 Nenshkrimi Hajdar Kadi 44 1221 1331 1441

Comments are closed.