Resi ul Ulema takoi Algun Goren

999979_10200814745755750_1561330078_nGjatë këtyre ditëve një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfëve nga Ankaraja e Turqisë po qëndrojnë për vizitë disa ditore pune në Maqedoni ekskluzivisht për çështjen e xhamis Hajdar Kadi të Manastirit . Vizita e tyre filloi që nga selia e Bashkësisë Fetare Islame dhe kreut të saj Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Në zyrët e këtij institucioni Reis ul Ulema mirëpriti Algun Goren, inxhinjerin kryesor të kësaj drejtorie, ku mes tjerash u bisedua për xhaminë Hajdar Kadi të Manastirit si dhe ecurinë e zhvillimeve deri tek finalizimi i kësaj xhamie, përfshirë këtu të lëshuarit në përdorim në një të ardhme sa më të shpejt. Është bërë e ditur se më pastaj vizita e tyre do të vazhdon në Qendrën Nacionale për Konservim në Shkup. Ditëve në vijim do të përfundon edhe realizimi i projektit në aspektin teknik për restaurim dhe konservim të xhamisë së Hajdar Kadi. Xhamia Hajdar Kadi është njëra nga objektet fetare më të vjetra të kulturës islame në Ballkan e ndërtuar rreth viteve 1562/63, e cila thuhet se i takon shkollës së arkitekturës së Mimar Sinanit, e cila ka pësuar dëme të mëdha në Luftën e dytë Ballkanike dhe se që nga ajo kohë deri më tani ka qenë jofunksionale si xhami, e cila nga sistemet e ndryshme politike antislame është keqpërdorur dhe është shfrytëzuar për qëllime të ndryshme duke u nëpërkëmbur si shumë të tjerë ndërkohëra. Kjo xhami gjatë viteve të 70-ta është shfrytëzuar si sallë për koncertesh, ndërsa nga vitet e 80-ta e deri në fund të qindvjetorit që lamë pas është shfrytëzuuar si depo për verë. Duke u nisur nga prizmi se nevoja e qytetarëve mysliman në Manastir është e madhe për objekte fetare islame siç është fjala për xhami, BFI gjegjësisht Myftinia e Manastirit ngriti iniciativë për të rikthyer në jetë këtë xhami të vjetër të trashëgimisë kulturore Islame. BFI vendosi bashkëpunim me Drejtorinë e Vakfëve të Turqisë, ku kjo e fundit ka shprehur gatishmëri dhe vullnet për të financuar restaurimin e kësaj xhamie, nga i cili takim u shprehë dëshir e madhe që bashkëpunimi të vazhdojë në këtë drejtim fillimisht në muajin Nëntor të këtij viti me hapjen e tenderit, ndërsa në Mars të vitit në vijim të hudhet gurthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila gati pas 102 vitesh të kthehet në funksionim që të jetë në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, ndërsa pas 300 vitesh do të ngritet një minare në qendër të Manastirit, e cila ka qenë e granatuar më 1912.

1392096_10200814746195761_1084797446_n 999979_10200814745755750_1561330078_n

Comments are closed.