Më 21.06.2022 Myftinin e Shtipit e vizitoi një delegacion i përbër nga Prof. Dr. Sedat Murat, Rektor i Univerzitetit 18 Mars, të Çanakkales në Turqi, Kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov, Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Shtipit, Vesna Kuzhinkova dhe zv. Ministri për Kulturë në Qeverinë e RMV z. Daim Luçi.
Myftiu Nasir Rexhepi të pranishmit i informoi për aktivitrtet e Myftinisë dhe e falënderoi Rektorin për mundësinë që Univerziteti 18 Mars ua jep nxënësve të Medresesë.
Kjo vizitë ishte si pjesë e aktiviteteve të realizuar në koordinim mes Univerzitetit 18 Mars nga Çanakkale, Ministris për Kulturë të RMV, Komunës së Shtipit dhe Myftinisë me qëllim të përkujtimit të figurës së prof. Dr. Sabahattin Zaimit, i cili ka qenë me prejardhe prej Shtipi dhe ka vepruar në Republikën e Turqisë.
Comments are closed.