Rektori i Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment vizitoi BFI-në

Më 2.3.2011 kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi,  priti Rektorin e Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, prof. dr. Aco Milenkovski, pas vizitës që ky i kishte bërë kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM).
Kjo vizitë u bë me qëllim të informimit të këtyre dy Bashkësive Fetare më të mëdha në vend për mbajtjen e Panairit të turizmit në Shkup kah fundi i muajit të ardhshëm,  përkatësisht në prill. Kërkesa e tij ishte që Bashkësitë Fetare të marrin pjesë me materialet turistike dhe kulturore fetare, ku eventualisht të kenë nga një stendë.
reisi dhe profesoret 

Rektori gjithashtu foli në veçanti për turizmin fetar, që nuk është i zhvilluar në shtetin tonë, kurse ka shtete që kanë shumë të ardhura pikërisht nga kjo sferë, përkatësisht nga vizita e objekteve fetare dhe trashëgimisë kulturore të feve nga ana e turistëve.
Maqedonia është e pasur me këtë segment me objekte shpirtërore, të cilat janë bazë e objekteve fetare. Ditëve në vijim Rek. i Universitetit, si koorganizator për këtë panair, do t’i dorëzojë materialet e duhura BFI-së dhe shpreh dëshirën e vet që vendimi i BFI-së të jetë pozitiv. Reis-ul-Ulemaja e përkrahu këtë ide të mirë për organizimin e një panairi turistik fetar, ku nuk do të jetë e anashkaluar jeta shpirtërore shekullore e qytetarëve të Maqedonisë, e cila gjithashtu është multikonfesionale, rrallëkund gjendet kështu në Evropë e më gjerë.

Comments are closed.