Rektori i Universitetit Ballkanik vizitoi Reis Uleman-në

Më 20.09.2011, Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi,  priti Rektorin e Universitetit Ballkanik në Shkup, prof. dr. Huner Sencan, i shoqëruar nga prorektori prof. Abdurauf  Pruthi dhe anëtari i këshillit drejtues, Avni Engyl.
Fillimisht Reis ul Ulema i dëshiroi mirëseardhje duke falënderuar për vizitën që ia bëri institucionit të BFI-së dhe kreut të saj Reis ul Ulema.
Rektori i Universitetit ishte mirënjohës për pritjen nga H. Sulejman ef. Rexhepi, por gjithashtu dha spjegime të hollësishme lidhur më Universitetin Ballkanik në Shkup, lidhur me projektet e realizuara deri më tani, rreth të ardhmes dhe planeve të Universitetit.
Por me theks të veçant lidhur me projektet që kanë hartuar dhe të njejtat hapërojnë në atë drejtim lidhur me aprovimin dhe implementimi e tyre. Vlenë të theksojmë se BFI-së iu mundësua që për çdo vitë të ofrojnë nga 10 studentë të cilët do të kenë mundësi për ndjekje të studimeve me bursë të plotë.
Reis ul Ulemaja falënderoi prof. dr. Huner Sencan si dhe i shprehi falënderime për këtë bashkëpunim, por gjithashtu tregoi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.

1 2

Comments are closed.