Rekomandime -nga Këshilli i Lartë për Çështje Islame

77

Islami nuk është përgjegjës për aktet makabre

 

Nga data 28 Shkurt deri më datën 1 Mars, në kryeqytetin e Republikës Arabe të Egjiptit – Kairo, u mbajt Konferenca e 24 ndërkombëtare e përgjithshme e Këshillit të Lartë për Çështje Islame. Pas diskutimeve dy ditore, pjesëmarrësit e ndryshëm, në mesin e të cilëve kishte dijetarë, mendimtarë, studiues dhe shkrimtarët unanimisht morën vendim për të dalë me disa rekomandime, të cilat kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme por edhe nëpër Botë. Në vazhdim ua përcjellim këto 7 rekomandime të dala nga kjo Konferencë.

 

1              Konferenca deklaron se Islami është një fe e cila garanton lirinë e besimit, sepse “nuk ka dhunë në fe”. Islam, pa kurrfarë diskriminimi, barazinë midis njerëzve në lidhje me qytetarët, të drejtat dhe detyrat, pavarësisht nga besimet e tyre. Islami është themeluar në drejtësi, mëshirë, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave dhe pranimin e diversifikimit – sekretit të universit. Islami gjithashtu e konsideron dhe e njeh gjakun, nderin dhe pasuritë, si të paprekshme dhe ndalon çdo shkelje ndaj tyre, përveç se në raste të hakmarrjes apo kundër ndonjë agresioni  të drejtuar kundër shtetit dhe vetëm nëse kjo paraprakisht përcaktohet nga Shteti apo Kryetari i saj dhe autoriteteve përkatëse.  Marrja e Vendimit të Luftës në mbrojtje të një kombi është një e drejtë e çdo shteti, në përputhje me kushtetutën e saj dhe autorizimeve që ka Kryetari i saj, dhe nuk është e drejtë e çdo individi në veçanti.

Islami respekton mendjen njerëzore si një mjet që hap rrugën drejt tingujve të qetë, mbush zemrën, ushqen ndjenjat, dhe përputh botën e përkohshme me botën tjetër.  Çdo veprim i kundërt konsiderohet në kundërshtim me thelbin e Islamit.

2              Islami nuk është përgjegjës për aktet makabre të kryera nga disa individë nga radhët e saj; veprat penale, therje, djegie, gjymtime, shkatërrime dhe shkretie, për të tilla është një shkelje e të drejtës së Allahut i cili Vetëm Ai di çfarë mbajnë zemrat e robërve të Tij. Akte të tilla janë edhe një shkelje e të drejtës së sundimtarit.

3              Gabimet e kryera nga disa pjesëtarë të Islamit, keqkuptimi i tyre ose devijimi i tyre larg nga mësimet e Islamit, nuk duhet të jenë arsye për protestë dhe dënim kundër Islamit.

4              Është detyrë e pasuesve të të gjitha feve që të shikojnë vlerat e feve të tjera si një kriter apo qëllim për tu afruar, e jo si një qëllim për ti bë keq atyre që mund të kenë besim të njëjtë me keqbërësit.

5              Disa pjesëtarë të Islamit e shfrytëzojnë fenë për qëllime oportuniste e autoritative në mënyrë që të bëjnë veprime të gabuara.

6              Dijetarët pjesëmarrës, mendimtarët, studiuesit dhe shkrimtarët unanimisht denoncojë dëbimin e njerëzve nga tokat e tyre gjyshërore, rrënimin e objekteve të tyre të adhurimit, kapjen e grave të tyre dhe zotimin ndaj tyre, si dhe përvetësimin e pasurive të tyre nën pretekstin se ata përqafojnë një fe të ndryshme dhe gjithë këtë e bëjnë nën parullën e Shtetit Islam, apo e ndonjë preteksti tjetër. Islami është i pastër nga të gjitha këto akte të tilla.

7              Pjesëmarrësit u pajtuan që të ndalojnë përbuzjen e fesë sepse kjo është një shkelje e ndjenjave të pasuesve të tyre, përçarje e paqes universale sociale dhe humanitare dhe ndjenjat e pasuesve të tyre, prishjen e paqes universale sociale dhe humanitare dhe përhapjen e vazhdueshme të grindjeve, dhunës dhe konfliktit mes qytetërimeve.

Comments are closed.