Reisul Ulemaja viziton Zvicrën me rastin e 5 vjetorit të “Xhamisë Kërçova”
Të shtunën më 04.12.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai realizon vizitën zyrtare në Zvicër, e koordinuar nga Kryetari i KMSH të Zvicrës H. Hfz. Mehas ef Alia.
Në këtë udhëtim, Kryetarin e BFI e shoqërojnë bashkëpunëtorët e tij: Drejtori i Sektorit për Diasporën në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef Xhemaili, Myftiu i Kërçovës Z. Qamil ef Rushiti dhe H. Ismet ef Ademi, Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me jashtë në Rijasetin e BFI.
Vizita realizohet me ftesë të Kryesisë së Qendrës islame ” Xhamia Kërçova” me rastin e manifestimit të jubileut të 5 vjetorit të themelimit të saj, e cila do të mbahet me 05.12.2021 që do të mbahet në Bazel. Sonte, pra të Shtunën më 04.12.2021, në ora 19:00, Reisul Ulemaja me bashkëpunëtorët e tij do të jetë mysafir te Qendra Islamike “Besimtari” – Bazel në të cilën do të mbajë ligjëratë fetare para bashkatdhetarëve tanë.
Comments are closed.