Reisul Ulemaja vizitoi Medresenë Isa Beu

 

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 14.10.2021 vizitoi Medresenë Isa Beu  për tu interesuar me ecurinë e punës të kësaj vatre edukativo arsimore dhe për ti dëshiruar Drejtorit Ibrahim ef. Idrizi dhe stafit edukativo arsimor të Medresesë fillim të mbarë të vitit shkollor 2021/2022.

Gjatë kësaj vizite, Reisul Ulema i informoi të pranishmit me hapat e ndërmarra nga Bashkësia Fetare Islame për akreditimin e Medresesë në regjistrin qendror të shkollave të mesme dhe procesin mbi formimin e ligjit i cili është në përpunim e sipër.

Poashtu u diskutuan edhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me procesin edukativo arsimor dhe nevojat që ka kjo vatër edukativo arsimore për ta kryer me sukses misionin e vetë, me ç’rast Reisul Ulema falënderoi stafin e Medresesë për punën dhe dedikimin e tyre në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Edhe Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizi e falënderoi Reisul Ulemanë dhe bashkëpunëtorët e tij nga Rijaseti që e shoqëronin atë, për interesin dhe përpjekjet e pandalshme të  tyre në gjetjen e zgjidhjes së problemit të kamotshëm të akreditimit, i cili është i një rëndësie të madhe për nxënësit e Medresesë Isa beu, përfshi këtu edhe paralelet e shtira të vajzave nëpër qytetet tjera duke theksuar rëndësinë e rregullimit të çështjes së akreditimit do të jep efekte pozitive në të gjitha aspektet.

Comments are closed.