Reisul Ulemaja vizitoi Dr. Bajram ef. Ajetin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 09.12.2021 vizitoi teologun dhe hafizin e mirënjohur Dr. Bajram ef. Ajeti nga fshati Likovë i Kumanovës, me rastin e daljes nga Spitali si dhe rehabilitimit të suksesshëm të tij.
Dr. Barjam ef. Ajeti është imam dhe ligjërues në Universitetin e Pazarit të Ri (Novi Pazar).
Në këtë vizitë Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain e shoqëronin: Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Sekretari Gjeneral i BFI-së H. Irsal ef. Jakupi, Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI Prof. Jusuf ef. Zimeri, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseini, Përgjegjësi i Finansave në BFI Z. Xhelal Mehmeti si dhe referentë të Myftinise së Kumamovës.
Gjatë vizitës, Reisul Ulemaja në emrin e të gjithëve e uroi hafëzin e respektuar mbi triumfin ndaj sëmundjes dhe i dëshiroi gjendje të mirë shëndetësore edhe në të ardhmen, duke e lutur Allahun e Plotfuqishëm që ti japi shëndet dhe forcë që sa më shpejtë të kthehet në punën e tij pranë studentëve dhe xhematit, që e duan dhe respektojnë aq shumë.

Comments are closed.