Reisul Ulemaja u takua me Presidentin e Egjiptit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Egjipt, të hënën më 02.08.2021 është takuar me Presidentin e Egjiptit Abdulfetah Es-Sisi, si pjesë e delegacionit të përzgjedhur të Ulemave, Myftinjve dhe dijetarëve të vendeve islame, për këtë takim me Presidentin.
Aktualisht Reisul Ulema h. hfz.Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi – Drejtori për Marrëdhënie me Botën Arabe po qëndron në Egjipt si pjesëmarrës në Konferencën që filloi me punë më 01.08.2021 ku po aderojnë përfaqësues nga 85 shtete, e titulluar: “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit Abdulfetah Es-Sisi.
Më herët në po të njejtën ditë, Kryetari i BFI Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai realizoi një takim me Myftiun e Egjiptit prof. dr. Sheuki Ibrahim.

Comments are closed.