Reisul Ulemaja u takua me Myftiun e Egjiptit

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Egjiptit, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema h. hfz.Shaqir ef. Fetai të hënën më 02.08.2021 ka realizuar takim me Myftiun e Egjiptit prof.dr. Sheuki Ibrahim. Pas këtij takimi, Reisul Ulema h. hfz.Shaqir ef. Fetai do të vazhdojë takimet me disa personalitete, mes të cilave edhe me Presidentin e Egjiptit, Abdulfetah Es-Sisi.
Reisi është i përzgjedhur prej shumë pjesmarresve në këtë konferencë për në takim me Presidentin e shtetit.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për Marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi, prej dje ndodhet në Kairo të Egjiptit, ku po merr pjesë në Konferencën me titull: “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit Abdulfetah Sisit.
Në këtë konfenrencë po marrin pjesë përfaqësues nga 85 shtete, Ulema, mufti dhe shumë figura botërore islame.

Comments are closed.