Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

REISUL ULEMAJA U PRIT NGA KRYETARI I KËSHILLIT BOTËROR TË KOMUNITETEVE MUSLIMANE ME SELI NË ABU DABI, DR. ALIJ EN-NUAJMIJ

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me ftesë të Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane me seli në Abu Dabi, është duke qëndruar këto ditë në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 17 janar 2021, Reisul Ulemaja zhvilloi një takim zyrtar me ekselencën e tij, Kryetarin e KBKM, Dr. Alij Rashid Nuajmij.

Në takim u bisedua për çështje me rëndësi për muslimanët në rrafsh global dhe me theks të veçantë në vendet e Ballkanit dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i KBKM, Dr. Alij En-Nuajmijj e njoftoi Reis Ulemanë me punët e KBKM dhe planet e tyre.
Reisul Ulemaja në takimin mjaft miqësor i njoftoi të pranishmit me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Bashkësinë Fetare Islame dhe synimet e saja. Po ashtu, i njoftoi nikoqirët me projektet për të ardhmen e BFI-së.

Kryetari i BFI-së, u shoqërua nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Kumanovë, H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtorit për Marrëdhënie me Botën Arabe pranë BFI-së, H. Ismet ef. Ademi, ndërsa nga KBKM prezent ishin edhe anëtarët e Kryesisë, Dr. Halid El-Kabi dhe Dr. Hasen El-Merzuki.

Në pritjen shumë vëllazërore palët u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfilltë reciprok në të ardhmen.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni