REISUL ULEMAJA TAKON PROF. DR. ISMAIL AHMEDIN

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI e priti në një vizitë vëllazërore Prof. Dr. Ismail Ahmedin, personalitetin e shquar të shkencës dhe kulturës. Dihet botërisht se Prof. Dr. Ismail Ahmedi ka lënë gjurma të pashlyera në ngritjen e vetëdijes shkencore dhe universitare si dhe në përgatitjen e kuadrove profesionale në sfera të ndryshme, si në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, e në veçanti në Bashkësinë Fetare Islame, si një ndër anëtarët e komisionit themelues për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, ku punoi si profesor plotë 10 vite dhe me përvojën e tij akademike ndikoi shumë në rrugëtimin e këtij institucioni fetaro-shkencor, që sot frymon fuqishëm në rrugën e tij. Në këtë takim u bisedua gjerë e gjatë për përvojat intelektuale shkencore dhe organizative. Në kuadër të institucioneve shkencore të vendit tonë
Në shenjë respekti, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau një mirënjohje nga BFI e RMV mysafirit të çmuar si dhe disa botime letrare e shkencore.
Nga ana e tij, profesori i nderuar i dhuroi Reisul Ulemasë disa nga veprat e shumta nga veprimtaria e tij shkencore dhe hulumtuese, me theks të veçantë kompletin e veprës mbi kolosin e madh të kulturës fetare e kombëtare.
Gjatë takimit, Reisul Ulemaja shoqërohej nga H. Irsal ef. Jakupi – Sekretar Gjeneral i BFI, H. Mumer ef. Veseli – Drejtor i Agjencionit për Hallall Standard, H. Qufli Osmani- përgjegjës i Administratës së BFI dhe Dr. Abdulkerim Hiseini- Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.

Comments are closed.