REISUL ULEMAJA TAKON MINISTRIN VAKFIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE
Gjatë qëndrimit të tij në Kajro të Egjiptit, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për marrëdhënie me botën arabe H. Ismet ef Ademin, të shtunën më 12.02.2022 realizuan një takim zyrtar me Shkëlqesinë e tij, Ministrin e Vakfit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Abdul – Latif Bin Abdul Aziz Al Shejh në Rezidencën e tij të përkohshme ne Kajro të Egjiptit.
Ishte një takim i këndshëm ku Reisul Ulemaja e njoftoi Ministrin me punën e Bashkësisë Fetare Islame të RMV si dhe bashkëpunimin e saj me institucionet e ndryshme të Arabisë Saudite në përgjithësi. Reisul Ulemaja e falënderoi Shkëlqesinë e tij për konkluzat e miratuara në mbledhjen Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Arabisë Saudite për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe institucional me BFI dhe institucionet e saja.
Interesimi i Ministrit të Vakfit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Abdul – Latif Bin Abdul Aziz Al Shejh ishte që të ketë bashkëpunim të ngushtë me BFI dhe këtë e vërtetoi edhe me vendimin se shumë shpejt do ta vizitojë Bashkësinë Fetare Islame në RMV ku do bisedohet për bashkëpunimin tonë në të ardhmen.
Në fjalën e tij i dha rëndësi të veçantë kultivimin e vlerave fetare islame me qëllim të vendosjes së Paqes, solidaritetit dhe afrimit në mes njerëzve dhe popujve kudo në Botë, duke theksuar se këto janë edhe qëllimet kryesore të tij.
Kjo mundëson evitimin e radikalizmit dhe ekstremizmit ndër popuj. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Kreu i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dhuroi nikoqorot të tij Amblemin e BFI e RMV, ndërsa Ministri i nderuar i dhuroi Reisul Ulemasë botimin e ri të Kur’anit Famëlartë, botim ky i bërë në një standard të lartë dhe dhuratë e Mbretit Selman ibën Abdulaziz.
Kryetari i BFI e falënderoi Ministrin e nderuar për këtë takim kaq të rëndësishëm dhe kohën që ndau ta takonte delegacionin nga Maqedonia e Veriut.
Comments are closed.