Reisul Ulemaja takon hoxhën Rexhep ef. Ismaili
Të hënën më 13.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në vizitë hoxhën e mirënjohur Z. Rexhep ef. Ismaili nga fshati Mateç i Kumanovës, ish-imam në fshatin Slivnik, i cili plotë 10 vite me sukses e ka kryer detyrën edhe të Mualimit. Efendi Ismaili njëherit është edhe autor i dy veprave shumë të rëndësishme: “Vrasja – Mbytja sipas Islamit” dhe Monografia e Xhamisë “Ebu Hanife” në Zvicër, ku ka vepruar si imam në disa xhami të Zvicrës. Që të dy botimet ia dhuroi Reisul Ulemasë në shenjë respekti dhe mirënjohje.
Gjatë takimit Reisul Ulemanë e shoqëronin Drejtori i Sektorit për Diasporë në Rijasetin e BFI Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Drejtori i Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi, ku u bisedua për shumë çështje në shërbim të jetës fetare islame. Z. Rexhep Ismaili kudo që është angazhuar ka treguar vigjilencë dhe sukses të madh. Për këtë dhe angazhimin e tij të palodhshëm, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e falënderoi dhe i dëshiroi shumë sukses dhe shëndet të mirë në të ardhmen.
Prev Post
Comments are closed.