Reisul Ulemaja takon delegacionin nga Gjermania
Edhe një vizitë shumë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve me Diasporën. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti Z. Amir Abdiji – Kryetarin e Qendrës Islame Shqiptare të Mannheimit, Xhamia DAI Mannheim – Gjermani, i shoqëruar nga Mr. Sedat ef Nexhipi.
Gjatë takimit u bisedua për organizimin e mirëfilltë të kësaj Qendre si dhe Projektet e saj në të ardhmen, me çrast Reisul Ulemaja vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e kësaj qendre për organizimin e jetës fetare në Gjermani por edhe në vend. Ai i falënderoi mysafirët për punën e madhe në Gjermani, si dhe kontributin e dhënë në institucionet e BFI e RMV, për të cilin kontribut iu nda edhe Mirënjohje. Në pritjen e këtij delegacioni morën pjesë edhe Prof. Jusuf ef. Zimeri- Drejtor i Sektorit fetaro arsimor dhe H. Ismet ef Ademi – Drejtor për marrëdhënie me botën islame. Zoti i bekoftë.
Comments are closed.