Reisul Ulemaja takoi më të mirët e gjeneratës

Medreseja “Isa Beu” gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të myslimanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin më të gjerë, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove që profesionalisht angazhohen në prezantimin dhe kultivimin e islamit burimor në këto troje.
Andaj, me përfundimin e vitit shkollor, Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai priti dhe dekoroi nxënësit më të mirë të vitit, me qëllim të respektit ndaj nxënësve të gjeneratave të SHMI “Medreseja Isa Beu”, në krye me Prof. Ibrahim ef. Idrizin, Drejtor i përgjithshëm i Medresesë, i cili shoqërohej nga Mr. Lutfi Nexhipit, sekretar i Medresesë, së bashku me nxënësit dhe nxënëset e zgjedhur “Nxënës të gjeneratës dhe atë: Armen Akiti – Shtip, Amine Ibrahimi – Tetovë, Ezana Osmani – Shkup dhe Enisa Hebibi – Gostivar.
Në këtë takim mjaft emotiv, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të gjithëve u ndau mirënjohje dhe botimet e reja të BFI të RMV. Ai e falënderoi Drejtorin për organizimin e këtij takimi, për sukseset dhe rezultatet e arritura në Medrese, si dhe u dëshiroi nxënësve shëndet dhe një ardhmëri të begatë e të ndritur në të mirë të islamit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Comments are closed.