Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, të mërkurën më 18.08.2021 në selinë e Rijasetit të priti z. Fikret Zenunin, Koordinator i DAP Gostivar, z. Arsllan Kreçi, afarist nga Republika Çeke dhe z. Sebajdin Shabanin, aktivist i shquar.
Reisul Ulemaja në këtë takim të ngrohtë e miqësor, i njoftoi mysafirët me aktivitet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV, me organizimin jetës fetare dhe me projektet e planifikuara për të ardhmen.
Mysafirët e falënderuan Reisul Ulemanë për pritjen dhe respektin ndaj tyre, ndërsa edhe Reisul Ulemaja, falënderoi ata për vizitën dhe vlerësoi lartë kontributin e gjithsecilit prej tyre në organizimin e jetës fetare.
Comments are closed.