Reisul Ulemaja takoi Hfz. Mahir ef. Zeqirin
Të enjten, më 04. 08.2022, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një konsideratë të veçantë priti aktivistin e madh të jetës fetare islame në Vijenë tē Austrisë, imamin e mirënjohur dhe lexuesin e mirëfilltē të Kur’anit Famëlartë H. Hafiz Mahir ef. Zeqirin nga Tenova e Tetovës,i cili tërë jetën ia kushtoi shpjegimit të Islamit në Xhamitë e Austrisë, ku është mësimdhënës i lëndës fetare në shkollat e Vijenës, ushtrues i detyrave të ndryshne udhëheqëse në Unionin e bashkësive islame nē Austri, etj. Aktualisht, përveç detyrës së mēsimdhënësit në shkolla, ushtron detyrën e imamit në Spitalin e përgjithshëm në Vijenë. Si aktivist shembullor i BFI e RMV në Austri, u vleresua nga Reisul Ulemaja me qëllim respekti, me çrast i ndau mirënjohje për kontributin e tij të madhë në ngritjen e imstitucioneve fetaro-arsimore. Në prezencë të Dr Selver Xhemailit, Drejtor për Diasporë në Rijasetin e BFI, Reisul Ulemaja dhe mysafiri i çmuar, biseduan për rrjedhat fetare në Austri dhe Evropë dhe për përvojat e tij ne Perëndim me mbi 30 vite eksperiencë.
Comments are closed.