REISUL ULEMAJA TAKOHET ME Z. ZEQIR MEMEDIN, VETERAN I ARSIMIT

Të hënën më 21.11.2022 Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në vizitë të BFI e RMV veteranin e arsimit Z. Zeqir Memedin nga fsh. Zhelinë, i cili afër katër dekada ia kushtoi arsimit shqip duke kryer detyra të ndryshme prej drejtorit e mē gjërë, me çka dha kontribut të jashtzakonshëm në ngritjen e vlerave të dijes dhe shkencës.
Përveç tjerash, Z. Zekir Mehmeti, me përkushtim dhe kënaqësi ka kultivuar edhe vlerat e artit dhe njihet si artist i “Artit të veçantë”.
Në këtē sferë ka nxjerë nē dritë vepra të sferave të ndryshme artistike me motive patriotike, morale, fetare, etj.
Ka organizuar disa ekspozita ku ka shpreh aftësinë e tije për këtē veprimtari, ashtu që në Vlorë ka realizuar ekspozitën me titull: “Perlat që flasin shqip” kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pastaj, ” Faleminderit për ndihmat”, dedikuar institucioneve ndërkombëtare, “Perlat e Kur’anit Famëlartë”; ” Rrugëtimi i shkronjave në Mus’haf”, etj.
Gjatë takimit u bisedua edhe për aktivitete tjera në suaza të angazhimeve të BFI e RMV
Aktiviteti i tij në sferën e artit vazhdon edhe sot e kësaj ditë.
Me këtë rast dhe për nder të ditës së Alfabetit, Reisul Ulemaja i uroi shëndet dhe suksese të reja.

Comments are closed.