Reisul Ulemaja takohet me “nxënësin” e tij

Kryetari i BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati një takim të mëngjesit me teologun e mirënjohur Mr. Omer ef. Berisha, vizitë kjo që i perkujtoi Kreut të BFI ditët e Medresesë kur ndanin bashkërisht mësojtoren në cilësi të profesorit dhe nxënësit.
Tashmë Mr Omer Berisha është mësimdhënës i lëndës fetare Islame në shkollat e Lincit dhe më parë ka punuar disa vite si imam me xhematin e xhamive.
Në këtë takim u bisedua për rrjedhat fetare në Austri si dhe prezentimi i Islamit në sfera të ndryshme bashkëkohore.
Një sihariq që e gëzoi Reisul Ulemanë ishte fakti i magjistrimit të mysafirit të çmuar në Universitetin e Insbrukut me një temë të qëlluar dhe adekuate për ambijentin ku vepron me titull “Mishi hallall në të drejtën islame me fokus të veçantë në rrethana të Austrisë”, që trajton çështjen e prerjes së kafashëve në kohë dhe vend si dhe përdorimi i ushqimeve në vende të ndryshme.
Mentor e ka patur Prof. Dr. Zekerija Sejdinin, profesor i mirënjohur në Universitetin e Insbrukut të Austrisë, përndryshe nga Vrapçishti i Maqedonisë së Veriut.

Comments are closed.