REISUL ULEMAJA TAKOHET ME AMBASADORIN FRANCEZ

Të premten, më 25 shkurt 2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga shefi i tij i kabinetit, z. Abdulkerim Iseni dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë, z. Mustafa Dauti, pritën në mënyrë solemne në një takim të ri substancial (thelbësor), në selinë e BFI-së në Shkup, delegacionin e Ambasadës së Francës, të kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner), përkthyesi, z. Ardian Ramadani, si dhe anëtarja e stafit, znj. Kami Ibos (Camille Iboss), pasuar me një drekë zyrtare, ofruar për mysafirët solemnisht nga Reis Ulemaja.
Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje që ndërlidhen me dialogun ndërfetar, paqen dhe tolerancën, si dhe për misionin dhe synimet e Bashkësisë Fetare Islame, në mozaikun e brendshëm të shtetit, në hapërimin drejt integrimeve europiane.
Bashkëpunimi i frytshëm mes BFI-së dhe Ambasadës së Francës, ngelet në nivele të shkëlqyera, ndërkaq palët u zotuan për takime tjera të radhës në të ardhmen.

Comments are closed.