REISUL ULEMAJA TAKOHET ME AMBASADORIN E MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË

Të hënën më 07.02.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë Ekselencën e tij z. Fejsal bin Gazi Hifdhi, i cili i dëshiroi mirëseardhje delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame dhe i bëri një pritje të nivelit të lartë dhe vëllazëror.
Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje me rëndësi për marrëdhëniet me Mbretërinë e Arabisë Saudite, si dhe për ecurinë e Bashkësisë Fetare Islame në përputhje me rrethanat dhe kohën.
Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi ekselencën e tij z. Fejsal bin Gazi Hifdhi për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore si dhe e uroi atë për emërtimin e tij në detyrën e Ambasadorit në Tiranë, si përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Poashtu Reisul Ulemaja foli edhe për intensifikimin e marrëdhënieve me institucionet e Arabisë Saudite në sfera të ndryshme.
Gjatë takimit Reisul Ulemanë e shoqëronin: H. Ismet ef Ademi Udhëheqës i Sektorit për marrëdhënie me botën arabe, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi – Myfti i Tetovës, H. Sabahudin ef. Zendeli Myfti i Gostivarit, Mr. Salim ef. Sulejmani Myfti i Strugës, Mr. Qamil ef Rushiti – Myfti i Kërçovës, H. Irsal ef Jakupi – Sekretari i Përgjithshëm i BFI.

Comments are closed.