Reisul Ulemaja priti në vizitë Prof. Dr. Aziz Pollozhanin

Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 01.11.2022 priti në vizitë ish Rektorin dhe themeluesin e Universitetin “Nëna Tereza” në Shkup Prof. Dr. Aziz Polozhanin, personalitetin e mirënjohor në trevat tona dhe më gjërë në sferën e medicinës, shkencës, politikëe dhe arsimit, etj.
Gjatë takimit u bisedua gjerë e gjatë për shumë njohuri dhe përvoja të jetës së z. Pollozhanit, si mjek, Ministër i arsimit në kohën e të cilit u legalizua UT në Tetovë, angazhimet në themelimin e UNT në Shkup dhe shumë angazhime tjera. Me përmallje u bisedua edhe për Hoxhën e mirënjohur, bababain e tij që shërbeu si imam dhe Myfti i Myftinisë së Ohrit, H. Kadri ef. Pollozhani, i cili me mençurinë, urtësinë e tij organizoi me vite të tëra jetën fetare në këtë Myftini. Ai mishëroi idealin fetar dhe kombëtar dhe deri në vdekje i qëndroi besnik këtij ideali dhe gjatë jetës së tij ishte i persekutuar sa që një kohë për këtë e kaloi në burg.
Më pas u bisedua edhe për BFI e RMV, punën e këtij institucioni fetar, strategjinë e veprimit dhe prezentimin e Islamit në kohë dhe vend.
Me këtë rast, Reisul Ulemaja i shprehu falenderimet e BFI-së për kontributin e dhënë në funksione të ndryshme, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.

Comments are closed.