Reisul Ulemaja priti Ministrin Çupi

Në Selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti z. Xhemail Çupin, Ministër pa resor në RMV – i angazhuar për diasporën.
Në këtë takim me Ministrin Çupi u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit në disa projekte, mes BFI-së dhe qendrave islame në diasporë, si atë në Evropë dhe në SHBA me këtë resor ministror, me ç’rast diasporës tonë do ti ofrohen shërbime që janë të lidhura ngushtë me zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve të tyre.
Reisul Ulemaja në emër të BFI shprehu gatishmëri dhe vullnet të mirë për të qenë pjesëmarrës në realizimin e projekteve të cilat bëhen për të mirë të qytetarëve tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA. Siç dihet botërisht, Bashkësia Fetare Islame ka qindra qendra fetare kulturore që veprojnë në Perëndim dhe janë të lidhura ngushtë me institucionin amë – BFI.

Comments are closed.