Reisul Ulemaja priti Dr. Kujtim Mirzon

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të martën më 18.01.2022 në Kabinetine tij në Rijasetin e BFI e priti Dr. Kujtim ef. Mirzon, arabolog i spikatur dhe i devotshëm, nga Dibra e Madhe.
Në këtë takim me mysafirin u bisedua për tema të ndryshme, sidomos rrjedhat e Islamit në kohë dhe vend. Nga ana e Tij, Reisul Ulemaja falënderoi mysafirin për vizitën si dhe për idetë e tija të shëndosha në prezantimin e Islamit në trevat tona. E ardhmja ju takon kuadrove profesionalisht të përgatitura dhe moralisht të fortë.
Dr. Kujtimi aktualisht me suksesin më të madh kryen detyrën e ligjëruesit dhe imamit në një ndër xhamitë më të njohura të Dibrës.