Reisul Ulemaja priti delegacionin nga Italia

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten, më 20.08.2021, priti
delegacionin nga Italia, të prirë nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Italisë, njëherit imam në Xhaminë e Casaloldos – Mantovë i shoqëruar nga Hfz. Zudi ef. Fejzuli, imam në Xhaminë e Perugjës dhe Z. Mirsadin Aliji aktivist i mirënjohur jetës fetare dhe kombëtare në L’Akuila.
Me delegacionin nga Italia, Reisul Ulemaja bisedoi gjerë e gjatë për organizimin e bashkatdhetarëve tanë në Itali dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ato. Pas takimit Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu kënaqësinë e tij që aktualisht në BFI tē Italisë gravitojnë mbi 30 Qendra islame, me ç’rast tregon se bëhet fjalë për një organizim të mirëfilltë. Gjithashtu temë bisedimi ishin edhe marrëdhëniet e ngushta me Bashkësinë Fetare Islame të RMV në vendlindje. Si gjithmonë edhe në të ardhmen, apo në çdo kohë, BFI do të jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë dhe Bashkësisë Fetare Islame të Italisë, ishte premtimi që Kreu i BFI ua dha mysafirëve të delegacionit nga Italia. Zoti i bekoftë për punën e madhe që bëjnë në Itali dhe më gjerë.

Comments are closed.