REISUL ULEMAJA PREZANTOI TEMËN E TIJ PARA QINDRA LIDERËVE FETARË
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të dielën më 13.02.2022, në Seancën e shtatë pati pararaqitjen e tij në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Vakfit të Egjiptit, me temë: “Bamirësia- Fuqi e jo dobësi”.
Dy ditët e Konferencës kaluan në një nivel të lartë me tema të ndryshme nga e gjithë Bota duke ju qasur nga të gjitha aspektet temës bosht të Konferencës: “Kontrata e atdhetarisë dhe ndikimi i saj në vërtetimin e sigurisë shoqërore dhe botërore”. Në këtë Konferencë marrin pjesë anëtarë nga e gjithë bota islame, që vërtetë me një kapacitet të lartë shkencor shqyrtojnë aspekte të ndryshme të temave dhe çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me rrjedhat aktuale.
Reisul Ulemaja udhëtoi për në Kairo të Egjiptit për të marrë pjesë në Konferencën e përgjithshme të Këshillit të Lartë për Çështje Fetare Islame, me ftesë të Ministrisë për Çështje Fetare Islame e Egjiptit. Gjatë këtij qëndrimi, ai pati mundësi të takohet dhe bisedojë më shumë liderë fetarë botërore dhe të diskutojë rreth çështjeve të ndryshme për islamin dhe muslimanët në përgjithësi. Konferencat me karakter ndërkombëtar gjithmonë janë një mundësi ideale për ta promovuar botërisht Bashkësinë Fetare Islame të RMV dhe për të këmbyer eksperienca me figurat më eminente të Botës rreth çështjeve fetare islame.
Comments are closed.