REISUL ULEMAJA PJESËMARRËS NË KONFERENCËN E KËSHILLIT TË LARTË PËR ÇËSHTJE FETARE ISLAME

Të enjten më 10.02.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëtoi për në Kairo të Egjiptit për të marrë pjesë në Konferencën e përgjithshme të Këshillit të Lartë për Çështje Fetare Islame, e cila do të mbahet nga data 12 deri më 13 Shkurt 2022, organizuar nga Ministria për Çështje Fetare Islame e Egjiptit.
Temë e kësaj Konference të përgjithshme ku marrin pjesë mbi 100 shtete, do të jetë: “Kontrata e qytetarisë dhe ndikimi i saj në realizimin e Paqes në shoqëri dhe në Botë”.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në këtë konferencë do ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut si njeriu i parë i këtij Institucioni dhe para të pranishmëve do të paraqitet me temën: “Toleranca në Islam – Fuqi e jo dobësi”. Ai në këtë udhëtim shoqërohet nga Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me botën Arabe, H. Ismet ef. Ademi.
Në aeroportin e Kajros, Reisul Ulemanë e priti delegacioni i autorizuari nga Ministri i Vakufit dhe çështjeve të xhamive, nën udhëheqjen e Shejd Seid bin Abdulmexhid.
Konferencat e tilla me karakter ndërkombëtar janë një mundësi ideale për tu takuar me figurat më eminente të Botës për të diskutuar dhe këmbyer eksperienca rreth çështjeve fetare islame.

Comments are closed.