REISUL ULEMAJA PËRURON XHAMINË TULIPAN NË ZVICËR

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame i udhëhequr nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për Diasporë në BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i OH “Hilal”, H. Fadil ef. Ramadani dhe Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë, Evzal ef. Sinani, në kuadër të vizitës që ia bëjnë Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, të Shtunën më 12.06.2021 vizituan Xhaminë e Rajnahut, ku u bë përurimi i xhamisë së re Tulipan. Delegacionin e BFI-së e shoqëronte Kryetari i Xhamisë Azir Jusufi bashkë me Anëtarin e Kryesisë së KMSHZ, H. Ismail Ademi, ndërsa të pranishëm ishin edhe Hfz. Musli Musliu, zëvendësuesi i imamit Mr. Halil Ademi i cili është hoxha i rregullt i kësaj xhamie, si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit, përfshi edhe pjestare të gjinisë femërore.
Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti fjalimin përurues të hapjes të xhamisë, me çrast përshëndeti kryesinë dhe xhematin për hapjen e kësaj xhamie si dhe përcolli mesazhe dhe porosi mjaft domethënëse tek të gjithë besimtarët muslimanë që jetojnë në Zvicër, duke i kujtuar edhe një herë se ata janë ambasadorë të vendit tonë dhe të besimit tonë në zemër të Evropës, andaj kanë përgjegjësi morale dhe detyrë historike që sa më mirë ta paraqesin-përfaqësojnë islamin në këto troje.
Gjithashtu edhe Drejtori i Sektorit për Diasporë në BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili mbajti një fjalim para të pranishmëve, me ç’rast përshëndeti hapjen e xhamisë së re, si dhe foli për rëndësinë e organizimit të jetës fetare e kulturore në mërgim, ku ndërtimi i objekteve të kultit është i një rëndësie mjaft të madhe, për zhvillimin sa më të organizuar të jetës fetare.
Në shenjë kujtimi për këtë vizitë në këtë ditë të përurimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dhuroi Xhamisë Tulipan një mirënjohje dhe një pllakat Simbolin e BFI-së ku ndodhet Kurani Fisnik me ngjyrë të artë, në mes të cilit shkruan Lexo – Ikre.
Nga ana tjetër, kryesia e Xhamisë i dhuruan Reisul Ulemasë një sixhade me motive të xhamisë Tulipan si dhe disa dhurata tjera simbolike, atij dhe anëtarëve tjerë të delegacionit.
Gjatë aktiviteteve të ditës, delegacionit poashtu vizitoi edhe Xhaminë Drita në Luzern, Xhaminë Uniteti në Luzern ndërsa Drejtori i OH “Hilal”, H. Fadil ef. Ramadani vizitoi xhaminë Besimtari në Basel, ndërsa për Drejtori i Sektorit për Diasporë në BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë, Evzal ef. Sinani, vizituan Xhaminë e Bulachut.

Comments are closed.