REISUL ULEMAJA NJOFTON PËR “ÇARSHI XHAMINË” NË MBLEDHJEN E MYFTINISË SË PRILEPIT
Të enjten, më 03.03. 2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i BFI e RMV Irsal ef. Jakupi, Prof. Jusuf Zimeri – Drejtor i Sektorit për arsim fetar dhe Dr. Abdulkerim Iseini- Shef i Kabinetit, morrin pjesë në mbledhjen konstituive të Muftinisë së Prilepit, nën udhëheqjen e Muftiut H. Shefket ef. Imerovski.
Në këtë mbledhje, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai uroi të gjithë antarët e rinjë duke ju dëshiruar sukses dhe punë të mbarë në suazat e Myftinisë së BFI Prilep. Njiherit, Reisul Ulemaja informoi të pranishmit edhe për procedurën e ndërtimit të xhamisë së djegur në Prilepit “Xhamia e Çarshisë ” apo siç njihet ndryshe “Çarshi Xhamia” dhe tërë angazhimin e përpjekjet që po i bën Bashkësia Fetare Islame e RMV që me sukses të kryhet dhe të përfundojë kjo brengë e kamotshme e BFI dhe muslimanëve që jetojnë në këtë nënqiell.
Nga ane tij Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imerovski, falënderoi delegacionin e BFI të udhëhequr nga Reisul Ulemaja dhe më pas bëri raportimin e aktiviteteve të ndërmarra gjatë vitit 2021, ndërsa në fund të mbledhjes, Reisul Ulemaja bëri edhe ndarjen solemne të Vendimeve për anëtarët e rinj të kësaj Myftinie.
Comments are closed.