REISUL ULEMAJA NGUSHËLLON FAMILJEN QERIMI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Myftiu I Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, të martën më 01.02.2022 ishte në vizitë ngushëllimi tek familja Qerimi në Opajë të Kumanovës me rastin e ndërrimit të jetës së rahmetli Rexhail Qerimit në burgun e Idrizovës.
Në organizim të Muftinisë së Kumanovës në krye me Muftiun Abedin ef Imerin patën një pritje të ngrohtë dhe vëllazërore. Reisul Ulema në emër të BFI. Familjes Qerimi i dha përkrahje dhe kurajo në këto momente të një dhimbje të madhe familjare, duke lutur Allahun Fuqiplotë familjarëve t’ju jep durimin, ndërsa rahmetli Rexhailit Zoti t’i fal Xhennetin e amshueshëm.

Comments are closed.