Reisul Ulemaja në shënimin e 30 vjetorit të miqësisë me Kroacinë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 16.06.2022, iu përgjigj ftesës së Ambasadores së Kroacisë në Shkup znj. Jines Tiganj me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve, atij të Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë manifestim Kryetarin e BFI e shoqëronin Mr. Mustafa Dauti dhe Dr. Abdulkerim Iseini.
Fjalë rasti mbajtën dy ministrat e punëve të jashtme : Z. Bujar Osmani dhe Gordan Radman të cilët folën mbi marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve si dhe përkrahjen e ndërsjellë në nivel ndërkombëtar.
Enkas për këtë manifestim prezent ishte edhe Ambasadori i RMV në Kroaci Z. Milaim Fetai.
Me këtë rast Reisul Ulemaja iu falënderua Ambasadores kroate në RMV për ftesën e bërë.

Comments are closed.