REISUL ULEMAJA NË PANELIN PROMOVUES TË VEPRAVE TË GJENERALIT KUDUSI LAME

Të hënën më 16.05.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në Panelin e promovimit të dy veprave letrare të Gjeneralit të mirënjohur dhe me famë Kudusi Lame me titull : “REXHEP QOSJA – FILOZOF, IDEOLOG DHE POLITIKAN I ÇËSHTJES KOMBËTARE” dhe “NËNA IME MIHANE LAMA”, e cila u mbajt në Amfiteatrin e Universitetit të Tetovës.
Në këtë panel u dhanë analiza dhe vlerësime të jashtëzakonshme për veprat e shkëlqyera të Gjeneralit Lame, që kanë të bëjnë me personalitetin e shkrimtarit të madh të kombit Akademik Rexhep Qosja, si dhe një përshkrim të veçantë të nënës së Kudusi Lama, e cila simbolizon nënën shqiptare me plotë vuajtje, por e pathyeshme në shërbim të kombit.
Mbresë të veçantë në këtë promovim la fjalimi me kuptim të lartë i Akademik Rexhep Qosja si dhe i vet Autorit Gjeneralit Kudusi Lame.
Fjalim përshëndetës mbajti edhe Prorektori Prof. Dr Vullnet Ahmeti.
Ishte në pritje e ngrohtë ku prezent ishin shumë personalitete të sferave të ndryshme shkencore e politike.

Comments are closed.