Reisul Ulemaja në pamje të familja Suejmani
Të premten, më 20.08.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi familjen Sulejmani për ta respektuar në momentet më të dhimbshme me rastin e ndërrimit të jetës të hafizit, hoxhës, imamit, muezinit të mirënjohur Hafiz Galib ef Sulejmanit nga Zdunja e Gostivarit. I ndjeri ishte një ndër themeluesit dhe kontribuuesit më të mëdhenj të ndërtimit të njërës nga Xhamitë më të bukura që ka vendi ynë, Xhamia e Kadrit në Gostivar. Ishte donator i shumë xhamive dhe projekteve të ndryshme në Gostivar dhe më gjerë nê vendin tonë. Shkurt thënë, tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe veprave madhore. Falënderojmë Muftiun e Gostivarit H. Sabahudin ef Zendelit dhe stafin e tij për organizimin e kësaj pamje si dhe familjen për pritjen. Zoti e mëshiroftë me Xhenetin e amshueshëm.
Comments are closed.