Reisul Ulemaja në inaugurimin e Reisit të Malit të Zi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të dielën më 06.02.2022, udhëhoqi delegacionin e BFI në Podgoricë të Malit të Zi, ku morën pjesë në inaugurimin – ndarjen e Menshures Kryetarit të rizgjedhur të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Reisit Rifat Fejziç.
Në këtë manifestim morën pjesë delegacione të shumë vendeve, përfaqësues të Ballkanit: Prof Dr Ali Erbash, Kryetar i Dijanetit të Turqisë, Kryemyftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava , Myftiu i Bosnjës dhe Hercegovinës, Myftiu i Shkodrës, Myftiu i Sllovenisë, dhe vendeve tjera.
Në këtë manifestim, fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili në fjalën përshëndetëse i shprehu urimet e përzemërta Reisit të rizgjedhur duke i uruar shëndet dhe suksese te reja në mandatin e ri. Poashtu Reisul Ulemaja shprehu vullnetin e mire për një bashkëpunim të mirëfilltë mes dy bashkësive islame.
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame përbëhej nga Prof. Dr. Qani ef. Nesimi – Myfti i Tetovës, H. Sabahudin ef. Zendeli Myfti i Gostivarit, H. Salim ef. Sulejmani Myfti i Strugës, Mr. Qamil ef Rushiti – Myfti i Kërçovës, H. Ismet ef Ademi Udhëheqës i Sektorit për mardhënieme botën arabe, H. Irsal ef Jakupi – Sekretari i Përgjithshëm i BFI, dhe z. Emin Dauti, shoqëruesi i delegacionit të BFI.

Comments are closed.