Reis’ul-Ulemaja në iftar me kryeparlamentarin turk Shentop

Reis’ul-Ulemaja në iftar me kryeparlamentarin turk Shentop

Në iftarin që u shtrua më 25 maj, 2019, në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i ftuar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, zonja Tylin Erkal Kara (Tülin Erkal Kara), ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi. Në iftar ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop), i cili këto ditë po bën një vizitë zyrtare në Shkup. Në këtë iftar ka marrë pjesë edhe Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.
Me këtë rast, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi pati një takim të përzemërt me Kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Mustafa Shentop.
Duanë e iftarit e bëri kreu i Bashkësis Islame në Maqedoninë e Veriut, h. Sulejman ef. Rexhepi.

 

Comments are closed.