Reisul Ulemaja morri pjesë në manifestimin e 27 vjetorit të themelimit të UT-së

Të Premten, më 17.12.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në manifestim e 27 vjetorit të hapjes së tempullit të madh të dijes, shkencës, kulturës, atë të Universitetit të Tetovës, vatër kjo që i dha shpirtin kombit tonë për të trasuar rrugën e vërtetë drejt një ardhmërie të lumtur të gjithë neve dhe gjeneratave të reja në këtë nënqiell.
Andaj, në këtë manifestim të rëndësishëm, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ishte i ftuar bashkë më Myftiun e Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, të cilëve iu bë një ndër i veçantë nga Rektori Prof. Dr. Reshat Qahili dhe stafi i këtij Universiteti.
Fjalimi i Rektorit ishte mjaft inspirues për të gjithë të pranishmit për një përkushtim të nivelit të lartë drejt kultivimit dhe ngritjes edhe më të madhe të tempullit të lartë të dijes.
Prezenca e personaliteteve të larta politiko shoqërore, shkencore, fetare e kulturore formoi ambient të jashtëzakonshëm. Në këtë përvjetor, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, personalisht por edhe në faqen zyrtare të BFI në rrjetet sociale, shprehu urime të thella Rektoratit, stafit akademik, studentëve dhe të gjithëve me lutje të Madhit Zot për suksese të reja dhe të bekojë rrugëtimin e Univetsitetit të popullit tonë.
“Urime 27 vjetori i Universitetit të Tetovës
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, t’i uroj Rektoratin e UT-së dhe stafin edukativo-arsimor bashkë me studentët dhe të gjithë arsimdashësit 27 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, vatrës së dijes, shkencës, kulturës dhe edukimit të brezave të rij në vendit tonë e më gjerë.
17 Dhjetori është një ngjarje e veçantë për popullin shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut, për profesorët, studentët dhe gjithë intelektualët. Prandaj këto urata më shumë u shkojnë atyre që sakrifikuar gjithçka për këtë ditë, atyre që u radhitën në vijat e para të themelimit dhe u bënë digë në mbrojtjen e ardhmërisë së rinisë tonë – studentëve, atyre që kanë mbaruar, atyre që vazhdojnë me studimet dhe atyre që në të ardhmen do të studiojnë në Universitetin e Tetovës.
Urime dhe Zoti e bekoftë Universitetin“, ishte mesazhi i urimit nga Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, postuar në ueb faqen zyrtare të Bashkësisëë Fetare Islame BFI.MK …

Comments are closed.