REISUL ULEMAJA MES BASHKËATDHETARËVE NË QKSH “IKRE” – VIJENË

Në kuadër të vizitës të bashkëatdhetarëve tanë në Austri dhe qendrave islame shqiptare atje, Kryetari i BFI, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të shtunën në mbrëmje vizitoi QKSH “IKRE” ku iu organizua pritje madhështore e vëllazërore nga mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Austri.
Në tubimin e organizuar për nder të Kreut të BFI, prezanca ishte masovike dhe e një nivelit të lartë. Pas fjalimit të Reisul Ulemasë, me të cilin i njoftoi bashkëatdhetarët tanë me ecurinë e BFI, u zhvillua një bashkëbisedimi ku të pranishmit kishin mundësinë që të parashtrojnë pyetje të lira, drejtuar Kryetarit të BFI.
Për këtë tubim të organizuar në këtë nivel të lartë dhe pritjes së ngrohtë vëllazërore, Reisul Ulemaja falendëroi imamin H. Usame ef. Alimi, i cili tregoi profesionalizëm të lartë në detyrën e tij.

Comments are closed.