REISUL ULEMAJA LIGJËROI PARA XHEMATIT TË XHAMISË BESIMTARI NË BAZEL

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të shtunën më 04.12.2021, në ora 19:00 mbajti ligjëratë fetare para xhematit të Xhamisë Besimtari në Bazel të Zvicrës. Atij, së bashku me Drejtorin e Sektorit për Diasporën në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef Xhemailin, Myftiun e Kërçovës Z. Qamil ef Rushitin dhe H. Ismet ef Ademin, Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me jashtë në Rijasetin e BFI, iu bë një pritje e nivelit të lartë vëllazëror nga xhemati i xhamisë “Besimtari” në Bazell. Një xhemat i mrekullueshëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe vatra e parë e zhvillimit të jetës fetare islame në këtë pjesë të Zvicrës. Të rinj e të moshuar me vëmendje dëgjuan ligjëratat e Reisul Ulemasë dhe shoqëruesve të tij.

Në këtë vizitë, Delegacioni i BFI me në Krye Reisul Ulemanë i dekoruam me mirënjohjen më të lartë të BFI e RMV ” Ikre” për punën e madhe të këtij xhemati dhe kësaj qendre Kyetarin Z. Bari Demirin dhe xhematin bashkë me Imamin Z. Bujamin ef Azizin.

Poashtu u bisedua edhe për shumë çështje tjera në organizimin e jetës fetare në Zvicër, si dhe për kontributin që kanë dhënë dhe që japin në vendlindje. Befasia e ditës për delegacionin e BFI ishte: darka në Gjermani, faljen e akshamit në xhaminë e arabëve në territorin e Francës, ndërsa faljen e Jacisë dhe tribunën fetare në Xhaminë e Bazelit.

Me këtë rast falënderime të veçanta iu shprehën Kryetarit Z. Bari Demirit, Imamit, H. Bujamin ef Azizit, Haxhi Belulit, Haxhi Ibushit, Z. Jahiut, Z. Ademit, z. Remziut, z. Zekerijaut dhe shumë të rinjve dhe xhematlinjve tjerë për organizimin e kësaj pritjeje madhështore. Zoti i bekoftë me suksese të reja.

Vizita e delegacionit të BFI në Zvicër realizohet me ftesë të Kryesisë së Qendrës islame ” Xhamia Kërçova” me rastin e manifestimit të jubileut të 5 vjetorit të themelimit të saj, e cila do të mbahet me 05.12.2021 në Bazel.h

 

Comments are closed.