REISUL ULEMAJA VIZITOI MYFTININË E DIBRËS
Të premten më 26.11.2021, me ftesë të Myftiut të Dibrës Z. Reshat ef. Kaçallnikut dhe me një pritje të ngrohtë e vëllazërore, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Hiseini, vizitoi Myftininë e Dibrës ku u njoftua prej nga afër me punimet në ndërtimin e objektit të ri të vakufit tek Xhamia e Sahatit.
Gjatë vizitës në Dibër, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti një ligjeratë në Xhaminë e Sahatit në Dibër dhe i priu faljes së namazit të Xhumasë në Dibër, ku dhe u bë lutje për tē vdekurit në aksidentin që ndodhi ne Bullgari ku ndruan jetë 45 bura, gra e fëmijë, prej të cilëve katër të ndjerë janë nga qyteti i Dibrës, duke i ngushëlluar familjet e të vdekurve me durim ndërsa rahmetlive Allahu t’ju fal Xhennetin.
Poashtu edhe Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim Iseini mbajti hutben e Xhumasë në Xhaminë e Lagjës Konjarë e Re.
Më pas Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame me në Krye Reisul Ulemanë vizituan edhe xhami dhe objekte të tjera dhe u njoftuan prej nga afër me punimet që po bëhen me renovimin e disa xhamive apo objekteve nën pronësi të Myftinisë së BFI Dibër.
Comments are closed.