Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 06.10.2021, priti në vizitë imamin e mirënjohur në Kasell të Gjermanisë, H. Shaban ef. Mehmetin, i cili mbi tridhjetë vite ia ka kushtuar shpjegimit të Islamit dhe në mënyrën më të mirë e të palodhshme ka kontribuar në organizimit të jetës fetaro-islame të bashkatdhetarëve tanë të cilët janë me qëndrim dhe punë në këtë vend të Evropës.
Kaloi nëpër shumë sfida për të arritur një organizim të mirëfilltë dhe angazhimi i tij i palodhshëm mbeti inspirim edhe për qytetet tjera që ndikoi shumë në hapjen e qendrave të ndryshme në tërë Gjermaninë. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef, Fetai dhe imami ef. Mehmeti biseduan për shumë çështje që kanë të bëjnë me vlerat islame në Perëndim si dhe pozicionimi i muslimanëve në Evropë.
Efendiu H. Shaban Mehmeti ka qenë gjithmonë në shërbim të Zotit, kombit dhe njeriut në përgjithësi. Për punën e madhe në ngritjen fetaro islame dhe kombëtare të bashkatdhetarëve tanë në Evropë, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau Mirënjohje për kontributin e tij të madh.
Gjatë pritjes, Reisul Ulemanë e shoqëronte Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtor i Sektorit për Diasporë në Rijasetin e BFI.
Comments are closed.