Reisul Ulemaja i dërgon telegram ngushëllimi Ambasadores së SHBA-ve në Shkup

Me rastin e kalimit në amshim të ish Sekretares së Shtetit të SHBA-ve znj. Madeleine Albright, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ka dërguar Telegram Ngushëllimi Ambasadores së SHBA-ve në Shkup, Ekselencës së saj, znj. Kate Byrnes.
Ekselenca juaj, Ambasadore e SHBA-ve Kate M. Byrnes
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju përcjelli ngushëllime të sinqerta për kalimin në amshim të sh-sekretares së Shtetit të SHBA-ve, znj. Madeleine Albright, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup dhe Stejt Departamentit Amerikan për këtë humbje të madhe.
Sekretarja Albright ishte mike e madhe e popullit tonë, simbol i shpresës, dashamire e paqes dhe luftëtare e pa kompromis e lirisë dhe demokracisë. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë dhe përjetësisht i jemi të falënderuar
Me respekt Reisul Ulema
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

 

May be an image of text

Comments are closed.