REISUL ULEMAJA FOLI MBI RËNDËSINË E FETVAS NË KONFERENCËN NË EGJIPT

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të Martën më 03.08.2021 ishte panelist në Konferencën me titull: “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit Abdulfetah Sisit.
Në këtë panel të konferencës Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai ishte i përzgjedhur që të flasë mbi temën: Përvojat e fetvas në Maqedoninë e Veriut dhe rolet e saj në përballjen me sfidat aktuale dhe përdorimi i teknologjisë moderne.
Pas panelit, Reisul Ulema kishte mundësinë që ti ndajë eksperiencat e vendit tonë me pjesëmarrësit e tjerë në konferencë ku po marrin pjesë përfaqësues nga 85 shtete, Ulema, myftinj dhe shumë figura botërore islame.
 * * *
Fjalimi i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të Martën më 03.08.2021 në Konferencën me titull: “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit të Egjiptit Abdulfetah Es-Sisit.
Në këtë panel të konferencës Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai ishte i përzgjedhur që të flasë mbi temën: Përvojat e fetvas në Maqedoninë e Veriut dhe rolet e saj në përballjen me sfidat aktuale dhe përdorimi i teknologjisë moderne.
Në vazhdim vijon fjalimi i plotë i Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai:
Në emër të Allahut, mëshiruesit, mëshirëbërësit – Falënderimi i takon Allahut i cili na udhëzoi në këtë, e ne nuk do të mund të gjenim udhëzimin po të mos na udhëzonte Allahu. I cili na nderoi me islam, që është fe e diturisë, mësimit, tolerancës, bashkëjetesës dhe mirëqenies. Paqja dhe mëshira qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin a.s., familjen dhe shokët e tij edhe më pas.
Thotë Allahu i Lartësuar në librin e Tij Fisnik…
“O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.” Suretu El-Maide Ajeti 105.
Fillimisht e falënderoj Myftiun e Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, organizatorin e kësaj konference madhështore, në shkencë, urtësi dhe udhëzim.
Dhe një falënderim i veçantë për mbikëqyrësin e kësaj Konference Shkëlqesinë e Tij Kryetarin e Egjiptit Abdulfeta Es-Sisi, Zoti e ruajt nga çdo e keqe.
Ballkani është një rajon në të cilin Islami ka një tradite gjashte shekullore, myslimanet e ngelur te këtyre trojeve pa marrë parasysh stuhitë e ndryshme me te cilat janë ballafaquar e i kane tejkaluar me sukses duke e bartur emanetin e Islamit me një shpjegim dhe aplikim burimore duke respektuar katër medhhebet, por me vigjilencë kanë aplikuar atë Hanefij.
Fetvaja si një domosdoshmëri e Islamit daton qe nga fillimi i Islamit në këto troje çdo her duke u ambientuar dhe pas parasysh nevojat dhe rrethanat e shoqërive islame në këto vise, sepse ajo është nevojë e patjetërsuar e sajë, ne periudhat e ndryshme historike modus i fetvasë ka ndryshuar nga nevoja dhe rrethanat e zhvillimeve shoqërore dhe politike në këto vise.
Nëse i referohemi historisë së re nga pavarësimi i Maqedonisë si shtet, kompetenca për të dhënë do të jetë ekskluzivitet i BFI-së që është e rregulluar me Kushtetutën e sajë duke përcaktuar mexhlisin e fetvasë të cilin e përbënin dijetare më të mëdhenj në fushat islame dhe duke angazhuar edhe ekspert të lëmive të ndryshme në rolin e këshilltarëve.
BFI e ruante këtë të drejtë të cilët ia besuan besimtaret e këtyre viseve e që shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë dhe menaxhon me tërë xhamitë e që numri i tyre është mbi 700 xhami dhe po aq edhe mektebe për mësimin e Kuranit dhe njohurive bazë në islam, me mbi njëmijë imamë, mualimë dhe muezinë, një shkolle e mesme islame Medreseja Isa Beu e shtrire në katër qytete, Fakultetin e Shkencave Islame dhe institucioneve edukativo arsimore brenda ombrellës së BFI që e organizojnë jetën fetare në Maqedoninë e Veriut.
Nga zhvillimet dhe rrjedhat që e kapluan tërë botën islame në përhapjen e fetvave të pa studiuara dhe duke mos i përmbushur standardet që i kanë përcaktuar fukahatë për fetvanë edhe Maqedonia e Veriut nuk ishte imune ndaj saj dhe u ballafaquam me një sërë fetvash që reflektonin një realitet të ndryshëm nga vendi ynë e që u bartën në tërë territorin e Ballkanit me qëllime të ndryshme e për interesa të ndryshëm, mirëpo jo për interesin e Islamit dhe myslimaneve atje.
Mirëpo falë kontributit të BFI me të gjitha organet kemi arritur t’i lokalizojmë edhe pse jo të eliminojmë në tërësi si dukuri, duke organizuar tribuna, ligjërata të ndryshme , seminare trajnimi dhe aktivitete të llojllojshme në rrjetet sociale.
Zhvillimet e hovshme teknologjike na detyruan që edhe ne të lëvizim me rrjedhat bashkëkohore në çështjen e fetvasë duke ofruar mënyrën më të sofistikuar në aspektet teknologjike për të qenë në shërbim të islamit dhe myslimanëve të vendit tonë dhe ata që janë në mërgatë.
Kam dëshirën që këtij organizimi kaq të madh dhe me vlerë shumë të rëndësishme për ne në këtë kohë të cilën e organizon dar el ifta të i dhurojë disa propozime dhe sugjerime.
Te organizohen konferenca të këtilla edhe më shpesh dhe me tema aktuale që të jemi në rrjedha te zhvillimeve bashkëkohore dhe të njoftuar me të arriturat e njeri tjetrit e që na i lehtëson funksionimi si një umet.
Të bëjmë unifikimin brenda të së mundurës në fetvatë për çështjet bashkëkohore në lëmi të ndryshme.
U jam falënderues qendrave të mëdha islame dhe gjithsesi në këtë rast të potencoj El Ez’herin në krye me Shejhul e saj dr. Ahmed et Tajib e që të kenë parasysh profesionalizimin e kuadrove tona që të jenë bartës të emanetit të Islamit në mënyrën më të duhur.
Në fund më lejoni që të falënderoj nikoqirin e kësaj Konference Myftiun e Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, duke ju uruar për këtë vepër madhore dhe lus Allahun e Plotfuqishëm që ta bekojë këtë konferencë dhe le të jetë bazë e inspirimit tonë për një ardhmëri më të mirë të islamit në rrjedhat botërore.

Comments are closed.