Reisul Ulemaja e priti themeluesin e Qendrës Shqiptare në Kopenhagë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 18.08.2021, e priti themeluesin e Qendrës Shqiptare në Kopenhagë të Danimarkës, H. Abdurrahim ef. Kurtish.
H. Abdurrahimi është një veprimtar i dalluar dhe aktivist i palodhur si dhe kontribuues i madh në organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare në Danimarkë.
Për këtë arsye, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau mirënjohje në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e tij personal dhe e falënderoi për vizitën dhe gjithë angazhimin dhe punën e palodhshme të tij ndër vite. Reisul Ulemaja poashtu mysafirit i dhuroi edhe disa botime të reja të Bashkësisë Fetare Islame, e më pas biseduan rreth organizimit të jetës fetare për diasporën tonë në shtetin e Danimarkës dhe këmbyen mendime e eksperienca në këtë drejtim.

Comments are closed.