Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 28.10.2021 e priti në takimin e fundit Drejtorin Gjeneral të Vakëfeve të Turqisë Z. Burhan Ersoj, së bashku me ekipin e tij shoqërues, me çka analizuan bashkërisht vizitën e tij në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, përfshi edhe muftinitë e saja në Shkup, Tetovë, Gostivar, Ohër dhe Manastir. Të dyja palët biseduan për vazhdimin e punimeve në objektet që kanë nevojë për renovimin e tyre dhe për projektet e reja që mund të realizohen në të ardhmen, si dhe për vazhdimin e marrëdhënie të mira në mes dy institucioneve BFI dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë.
Ekselenca e tij, z. Burhan Ersoj në të njëjtën kohë shprehu kënaqësinë për pritjen vëllazërore që iu bë nëpër Muftinitë që vizitoi në vendin tonë.
Sipas protokollit të BFI, vizita e fundit prej ku edhe u përcoll Z. Burhan Ersoj dhe stafi i tij, u bë me faljen e namazit të drekës në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, prej ku edhe iu dëshirua rrugë e mbarë, atij dhe stafit të tij.
Comments are closed.