Reisul Ulemaja dekoron z. Fikret Ramën

 

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 12.10.2021 e priti në vizitë Z. Fikret Ramën, Udhëheqës në SHABLA (SIZ), të cilin e falënderoi për kontributin e madh që ka dhënë me rastin e pranim – dorëzimit të pronave të denacionalizuar që ju kthyen në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, gjegjësisht Muftinisë së Shkupit, si Kapan Hani, Bezistenit dhe Kinemaja.

Z. Fikret Rama, me punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm,  u dëshmua si një ekspert në këtë lëmi dhe vërtet dha një mund të veçantë.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau një dekoratë e mirënjohje për të respektuar mundin dhe angazhimin e tij të pashoq. Me pas u bisedua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zoti e bekoftë.

Comments are closed.