Reisul Ulemaja bisedon për përfundimin e Xhamisë së Tophanës

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 05.10.2021, menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare e delegacionit të lartë të BFI në Republikën e Turqisë, priti në kabinetin e tij, atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, z, Mustafa Mesten, i shoqëruar nga z. Mustafa Tarik Koxha dhe z, Medadin Limani.

Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi mysafirët me përshtypjet e vizitës në Republikën e Turqisë dhe bisedat që kishte me udhëheqësit e Bashkësive Islame të rajonit, e në veçanti me Kreun e Dijanetit Dr. Ali Erbash.

Me pas bashkë me mysafirët diskutuan në detaje për planet për vazhdimin e punëve në xhaminë e re në lagjen Tophanë të Shkupit, e cila është duke shkuar drejt përfundim dhe e cila së bashku me ambientet shoqëruese administrative, do të jetë një nga xhamitë më të mëdha jo vetëm në Qytetin e Shkupit, por në tërë vendin tonë.

 

Comments are closed.