[:al]Reisul Ulema vizitoi Komunën e Sarajit, të Çairit si dhe të Qytetit të Shkupit[:]

[:al]Shkup, 21 nëntor – Me rastin e marrjes së posteve në krye të pushtetit lokal, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi sot ka vizituar kryetarët e rinj të Komunës së Sarajit, të Çairit dhe të Qytetit të Shkupit, respektivisht, Blerim Bexhetin, Visar Ganiun dhe Petre Shiligovin.

Me këtë rast të posazgjedhurve në krye të këtyre Komunave efendi Rexhepi u ka uruar punë të mbarë si dhe suksese të reja, duke insistuar në ruajtjen e traditës së bashkëpunimit të këtij pushteti me Bashkësisë Fetare Islame në RM.  “Tashmë është shumë evidente që shoqëria jonë është përcaktuar për vlera të reja që do të jenë në gjendje të shtyjnë proceser e reformave të përgjithshme të në vendin tonë. Në këtë proces insistojmë që të ruhen dhe të shtyhen drejt realizimit të përgjithshëm edhe interesat e Institucionit tonë”, është shprehur veç të tjerash, Kryetari H. Sulejman ef. Rexhepi.

Të tre kryetarëve të Komunave në fjalë, H. Sulejman ef. Rexhepi u ka dhuruar në shenjë mirënjohje emblemën e Bashkësisë Fetare Islame në RM.

[maxgallery id=”7749″][:]

Comments are closed.